Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:28

​Challandes: I falënderoj nga zemra futbollistët, Çekia ishte shumë e fortë

Prishtinë | 14/11/2019 23:40

Kosova ka pësuar humbje ndaj Çekisë 2:1, në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, duke humbur edhe matematikisht gjasat për kualifikim.

“Dardanët” u dorëzuan vetëm në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit të takimit, përzgjedhësi Bernard Challandes tha se kundërshtari kishte cilësi të madhe.

Ai falënderoi edhe futbollistët për angazhimin maksimal gjatë këtij rrugëtimi.

“Sonte nuk kemi luajtur futboll sa duhet. Ky është pishmani im i vetëm. Megjithatë, lojtarët e mi kanë dhënë maksimumin në këtë kampanjë dhe unë i falënderoj ata nga zemra”, deklaroi Challandes.

“Kundërshtari kishte cilësi të madhe, kjo u pa edhe sonte”.

“Në ndeshje të tilla të duhet mrekullia për të marrë pikë”.

Disfatë kjo që dhemb shumë pasi që lë pa gjasa Kosovën për kualifikim në Evropian, pasi Çekia ka tani katër pikë më shumë.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress