Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 02:02

​Cavs i kthehen fitoreve

| 03/01/2018 10:57

Nën kampionët e NBA renditen në pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes.

Cleveland Cavaliers u kthye te fitorja duke triumfuar127:110 ndaj Portland Trail Blazers, pas tri humbjeve radhazi.

Në sfidën e luajtur në Quicken Loans Arena diferenca u bë në periudhën e tretë, falë lojës së mirë të stolit të Cavs, që shënoi në total 61 pikë, transmeton KosovaPress.

Ajo që vlen të ceket është debutimi i Isaiah Thomas me fanellën e Cavs, pasi ai kishte qëndruar jashtë fushe për një kohë të gjatë për shkak të lëndimit. Ish-basketbollisti i Bostonit, realizoi 17 pikë.  LeBron James e mbylli takimin me 24 pikë, ndërsa për mysafirët u dallua Damian Lillard me 25 pikë.

San Antonio Spurs mposhti 100:91, New York Knicks në ndeshjen e zhvilluar në Madison Square Garden, duke përforcuar pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit.

LaMarcus Aldridge ishte autor i 29 pikëve për Spurs, ndërsa Kawhi Leonard shtoi edhe 25 pikë të tjera për skuadrën nga Tekas. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress