Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:04

​CAS zvogëlon dënimin për Neymar

Prishtinë | 17/09/2019 16:32

Lajm i mirë për Neymar dhe skuadrën e Paris Saint-Germain.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që t’ia zvogëlojë dënimin sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Neymarit, në Ligën e Kampionëve nga tri në dy ndeshje pezullim.    

Ylli brazilian do të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit, si dhe në ndeshjen e 1 tetorit kundër Galatasarayt, në kuadër të Grupit A.

UEFA kishte vendosur ta dënojë Neymarin me tri ndeshje pezullim, pasi ai ofendoi gjyqtarët pas eliminimit të PSG-së nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Unitedit.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress