Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 07:44

​CAS pezullon vendimin për suspendim të Mino Raiolas

Romë | 13/06/2019 12:34

Agjenti i disa prej futbollistëve më të njohur do të ketë të drejtë të kryejë profesionin e tij.

Mino Raiola mund të kryejë shitjet apo blerjet e lojtarëve të cilët ai i ka nën menaxhim.

Agjenti i famshëm i cili pak javë më parë pasi u dënua nga FIFA me 3 muaj për shkak të padisë që kishte bërë Federata Italiane e Futbollit për transferimin e dy lojtarëve nën 16-vjeç, mund të kryejë lëvizjet e tij të mëdha në afatin edhe për disa javë.

Avokatët e Raiolas gjetën shpejt një zgjidhje të shpejtë për këtë problematikë, duke e çuar atë në Gjykatën Sportive të Lozanës (CAS).

Institucioni më i lartë i drejtësisë sportive vendosi që të shfuqizojë përkohësisht vendimin e FIFA-s deri në shqyrtimin e plotë të kësaj çështje. Vendimi final nga CAS pritet të dalë në ditët e para të korrikut.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress