Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:45

​Carrasco kthehet në Evropë, e kërkojnë dy klube të mëdha

Prishtinë | 12/06/2019 14:15

Futbollisti belg nuk dëshiron të luajë më në kampionatin kinez.

Yannick Carrasco dëshironte të largohej nga Kina edhe në muajin janar, por në momentet e fundit vendosi të vazhdonte deri në verë aventurën e tij te skuadra Dalian Yifang.

Tani që ofertat për belgun nuk mungojnë ai dëshiron të luajë përsëri në kontinentin e vjetër.

Arsenali tash e sa kohë interesohet për ish-yllin e Atletico Madridit, por në garë për të është futur edhe Bayern Munichu. Bavarezët fillimisht kanë për synim blerjen e Leroy Sane nga Manchester City, por nëse ky transferim dështon do të bëjnë çmos ta transferojnë Carrascon në Allianz Arena.

Çmimi i tij në treg vlerësohet rreth 30 milionë euro dhe si Arsenali ashtu edhe Bayerni nuk do të kenë problem të paguajnë këtë shifër për ta transferuar atë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress