Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:28

​Canelo synon ta nokautojë Golovkin-in

| 13/09/2017 16:52

Saul ‘Canelo’ Alvarez është zotuar se do ta mposhtë Gennady Golovkin-in me nokaut, kur të përballen në Las Vegas, të shtunën.

27 vjeçari meksikan, fitues i 49 dueleve, dhe kampion i tre titujve botëror, do të përballet me kazakun, Golovkin, i cili nuk ka humbur asnjë duel deri më tani, duke fituar në 37 duelet e mëparshme, raporton KosovaPress.

Canelo ka humbur vetëm një herë, me vendim të gjyqtarit në vitin 2005, ndaj Floyd Mayweather, dhe është i bindur se do ta nokautojë kazakun, i cili nuk ka humbur asnjë ndeshje.

“Gjithçka mund të ndodhë në këtë përballje, por unë jam përgatitur ta nokautoj atë”, ka thënë Canelo. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress