Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.10.2018 04:57

​​Candreva: Gjithmonë kam dashur të luaj në Premier Ligë

Prishtinë | 12/01/2018 23:44

Reprezentuesi italian nuk ka fshehur dëshirën për të luajtur në elitën e futbollit anglez.

Antonio Candrevaka zbuluar se në të ardhmen synon të luajë në Premier Ligë, ku rivaliteti është shumë i madh dhe emocionues.

Në të kaluarën mesfushori i Interit ka qenë në listën e dëshirave të Manchester United, Chelseat dhe Arsenalit.

30-vjeçari është shprehur se dëshiron të testojë aftësitë e tij edhe jashtë kufijve të Italisë.

“Më pëlqen shumë Premier Liga, është një kompeticion ndryshe nga të tjerët. Do të doja të shkoja dhe ta provoja veten atje”, ka thënë Candreva.

“Serie A këtë vit po tregon se jo vetëm që ka ndeshje të vështira, por edhe shumë argëtuese. Futbolli italian po përmirësohet dhe besoj se do të bëjnë mirë edhe në Evropë”, ka theksuar ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress