Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:22

​Cancelo: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 22/10/2019 16:26

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, beson që mund të fitojë Ligën e Kampionëve.

Cancelo iu bashkua Cityt nga Juventusi gjatë afatit veror dhe sot do të luajnë kundër Atalantas.

Portugezi tha se është dëshira e tij që nga koha kur ishte fëmijë ta fitojë këtë trofe, transmeton KosovaPress.

“Dëshiroj ta fitojë këtë trofe që prej kohës kur isha fëmijë. Erdha këtu sepse është klub të cilin e pëlqej. City është klub që mund të fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Cancelo gjithashtu foli edhe për ndeshjen e sotme ndaj Atalantas, ndeshje në të cilën shpreson të fitojë tri pikë.

“Besoj që të dy skuadrat janë të mira, të gjitha klubet në Ligën e Kampionëve janë të forta dhe unë besoj që do të jetë ndeshje interesante. Shpresoj që do të fitojë tri pikë, pasi kjo do të na jepte me shumë siguri në grup”, përfundoi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress