Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​Calderoni trondit Milan, Lecce fiton një pikë të madhe në “San Siro”

Milano | 20/10/2019 22:42

Futbollistët e Milan kanë barazuar sonte si vendës përball skuadrës Lecce me rezultat 2:2.

Golin e parë për vendësit e shënoi Calhanoglu në minutën 20, derisa shifrat i barazoi në 1:1 Babacar në minutën 62.

Vendësit erdhën serish në epërsi me golin e Piatek nëntë minuta para përfundimit të takimit.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë me fitoren e “rosonerëve”, Calderon shënon golin e barazimit në minutën e dytë të kohës shtesë.

Milan renditet në pozitën e 12-të në tabelë me dhjetë pikë, po aq sa kanë edhe Torino e Udineze dy pozita më lartë, por me gol-diferencë më të mirë.

Ndërsa për Lecce ky ishte barazimi i parë në këtë sezon dhe skuadra tash renditet në pozitën 15 në tabelë me gjithsej shtatë pikë.

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Hernandez; Paquetá (67' Krunic), Biglia, Kessié (80' Rebic); Suso, Leao (67' Piatek), Calhanoglu. 

LECCE (4-3-1-2): Gabriel; Meccariello, Rossettini, Lucioni, Calderoni; Majer (64' Petriccione), Tachtsidis, Tabanelli; Mancosu; Falco (46' Farias), Babacar (82' Lapadula). 

Në tabelën e Serie A, pas tetë xhirosh, prin Juventus me 22 pikë, derisa Inter është i dyti me 21 pikë, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress