Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:24

​Caktohet gjyqtari i derbit Juventus-Inter

| 06/12/2018 15:19

Nesër luhet dueli mes dy rivalëve të përjetshëm italianë.

Java e 15-të e Serie A hapet me Derbin e Italisë, ku Juventus e pret Interin në Allianz Stadium.

Për këtë takim, Federata e Futbollit Italian e ka caktuar gjyqtarin Massimiliano Irrati.

Irrati ka qenë gjyqtar në një ndeshje të Interit këtë sezon, atë në udhëtim te Lazio, të cilën zikaltërit e kanë fituar 3-0.

Detyrën në VAR në sfidën e nesërme do ta kryejë Marco Guida.

Ndeshja mes Juves dhe Interit luhet nga ora 20:30. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress