Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.11.2017 12:37

​Caktohet data e El Clasicos

| 20/03/2017 16:36

Derbi i dy gjigantëve të futbollit spanjoll do të zhvillohet më 23 prill.

Një nga ndeshjet më të mëdha në futboll, ajo në mes të Real Madridit dhe Barcelonës është përcaktuar të luhet më datën 23 prill nga ora 20:45.

El Clasico i dytë i këtij stinori do të qartësojë shumë edhe garën për titullin e kampionit, ku Real Madrid prinë në tabelë me dy pikë më shumë se Barcelona si dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Derbi i parë i këtij stinori i luajtur në Camp Nou kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1:1. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress