Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:07

​Broja i pandalshëm, i shënon edhe skuadrës së njohur spanjolle në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 17/09/2019 16:06

Kombëtarja A e Shqipërisë në radhët e veta së shpejti pritet ta ketë një “bishë”.

Sulmuesi i ri i talentuar Armando Broja po shkëlqen në fanellën e Chelsea U19.

Pak minuta më parë Broja ka shënuar golin e radhës te skuadra angleze.

Por goli i shënuar sot ishte më i veçantë sepse atë e arriti në Ligën e Kampionëve për të rinj ndaj skuadrës spanjolle, Valencia.

Në takimin e zhvilluar në “Cobham Training Centre”, ndeshja përfundoi me rezultatin 3:3.

Kujtojmë se Broja është pjesë e Shqipërisë U21 por që ende nuk ka marr besimin e trajnerit Edi Reja në skuadrën e parë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress