Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 05:01

​Borini largohet nga Milan, bashkohet me futbollistin nga Kosova

Prishtinë | 14/01/2020 15:10

Skuadra e Milanit ka qenë shumë aktive në këtë merkato të janarit.

Pas transferimit të Zlatan Ibrahimovic, Simon Kjare dhe Asmir Begovic, kjo skuadër tashmë ka larguar nga ekipi futbollistin Fabio Borini.

Gjatë ditës së sotme, Borini është prezantuar te skuadra e Hellas Veronas.

Borini, për 6 muajt e ardhshëm pritet të jetë bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

28 vjeçari, ishte bërë pjesë e Milanit nga viti 2017.

Gjatë kësaj kohe, Borini ka zhvilluar mbi 50 ndeshje në fanellën ‘kuqezi’ duke shënuar katër gola.

Më parë, Borini ka djersitur fanellën e Chelseat, Liverpoolit, Romës, Swansea, e Parma.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress