Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:04

​Besar Beqiri, arbitri që po dëshmohet në terrenet tona, gati për Evropë

Prishtinë | 16/07/2017 11:57

Besar Beqiri është një nga arbitrit tonë që po dëshmohet në ndarjen e drejtësisë në terrenet sportive.

Ish-portieri i Drenicës, pak vite më parë është ndarë nga futbolli i madh, por jo edhe nga “tapetet” tona sportive.

Beqiri është duke treguar performancë të lartë në ndarjen e drejtësisë në futsall. Ai tashmë ka edhe stemën e UEFA-së, derisa në sezonin e fundit ishte njeri ndër arbitrit më të suksesshëm.

Beqiri në një intervistë për KosovaPress, flet për referimin në futsallin tonë dhe për sfidat evropiane. Ai mendon se sezonin i fundit ishte një nga kampionatet më të mira nga gjitha edicionet e deritashme.

“Atëherë referimi në futsall shkon shumë mirë. Është një ndër kampionatet ma të rregullta që ka përfunduar me referim kjo sezonë, duke ju falënderuar edhe federatës së futbollit, që kemi pasur edhe disa seminare në futsall. Tashmë kemi bërë një përvojë të duhur, që jemi afër gjashtë vite që referojmë vetëm në futsall, do të thotë që është i ndarë referimi prej referëve të futbollit të madh dhe kështu që ka përfunduar mjaft mirë me plot sukses ky kampionat i rregullt në futsallin e Kosovës”, ka thënë Beqiri.

Ai thotë se futsalli është lojë atraktive, ku arbitri duhet të jetë shumë sy çel, sepse sipas tij, brenda 10 sekondave.

“Dallimi është që është një lojë më atraktive, një lojë ma e shpejtë, dhe duhet të jetë shumë ma sy qel një refer që të sheh gjithçka brenda dy tre sekonda afërsisht 10 sekonda t’i merr dy tre vendime”, tha ai.

Arbitri nga Drenica thotë se i ka pëlqyer gjithmonë futbolli i vogël. Beqiri atë që nuk e arriti si futbollist, daljen në Evropë tash po e arrin në Evropë. Ai thotë se është në rrugën e duhur që të shijoj emocionet e arenës ndërkombëtare.

“Më ka pëlqyer gjithmonë futbolli i vogël, andaj pasi isha futbollist aktiv pranova të ndërpres futbollin e madh duke shpresuar për arenën ndërkombëtare çka besoj që tash e kam arrit dhe jemi në rrugë të mbare që të dalim dhe referojmë në arenën ndërkombëtare. Është një eksperiencë e mirë dhe është një lojë me emocione e cila pa dyshim që ka dallim shumë të madh, në kuptimin  që është një profesionalizëm i vërtet, një disiplinë e madhe, duke falënderuar edhe lojtarët të cilët janë aty, një respekt më të madhe sigurisht, dhe kjo është ajo çka e dallon nga futsalli i Kosovës”, ka theksuar Beqiri.

26 vjeçari thotë se tashmë është pajisur me stemën e FIFA-së. Beqiri bën të ditur se ka marr edhe emailin nga UEFA për t’u deleguar në sfidat e Champinos League apo Futsal Cup.

“Ambiciet e mia janë që të referoj ndeshje ndërkombëtare në Evropë tashmë e kam edhe stemën e FIFA-së, dhe tashmë kamë marrë një email nga UEFA që do të jem i lirë prej datës 25 gusht deri me 3 tetor, për tu deleguar në Champinos League apo Futsal Cup që e organizon UEFA. Ndoshta është pak herët, mirëpo unë e kam parë që për referim kam talent dhe Evropa ka qenë pikësynim çdo herë si futbollist. Si futbollist nuk ja kam arrit, kështu që si refer ja kam arrit dhe do të jep më të mirën”, ka përfunduar Beqiri.

Ai ka shtuar se është i përgatitur në gjitha pikëpamjet për të ndare drejtësinë jo vetëm në fustallin e Kosovës, por edhe në rrafshin ndërkombëtare. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress