Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:42

​Bernardo Silva rinovon kontratën me Manchester Cityn

| 14/03/2019 14:12

Mesfushori portugez do të qëndrojë në Etihad deri më 2025.

Pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur  me rezultat 7-0 Schalken,  Manchester City ka vendosur të shpërblejë me rinovim, mesfushorin portugez Bernardo Silva.

Klubi anglez ka njoftuar se kontrata e re me mesfushorin Bernardo Silva do të zgjasë deri në vitin 2025, pra për gjashtë sezonet e ardhshme.

Mesfushori ka luajtur 40 ndeshje deri në këtë pikë të sezonit aktual me Manchester Cityn dhe ka arritur të shënojë edhe nëntë gola, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa janë përmirësuar edhe përfitimet e tij ekonomike në kontratën e re.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manchester City-t. Luaj për një klub ideal për të realizuar ambiciet e mia dhe jam i vlerësuar që mu ofrua zgjatja e kontratës”, tha portugezi.

Bernardo Silva iu bashkua Manchester Cityt në verën e 2017 nga Monaco.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress