Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 02:47

​Berisha: Jemi të gatshëm për “luftë”, nesër do të japim maksimumin

Prishtinë | 13/11/2019 17:43

Kosova ka mbajtur konferencën për media në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Çekisë.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin përzgjedhësi Bernard Challandes si dhe lojtari Valon Berisha.

Berisha fillimisht u shpreh se gjithmonë është i gatshëm që të jap për maksimumin për Kosovën në ndeshjen e nesërme.

“Unë jam i gatshëm gjithmonë të jap maksimumin. Për formacion si gjithmonë trajneri vendos. Atmosfera është shumë e mirë, normalisht është një humbje e madhe për mungesa e Muriqit dhe Shalës. Të gjithë ata që jemi në fushë, do të japim maksimumin në fushë. Stërvitjet në Prishtinë kanë shkuar mirë, e kemi edhe një këtu tash në Plzen. Jemi 100% të gatshëm të japim maksimumin për Kosovën”, tha fillimisht Berisha.

I pyetur nëse nuk pranon ndonjë rezultat tjetër përpos fitores, Berisha u shpreh se do të shohin shanset e Kosovës në këtë shtëpi, sipas tij Kosova ka udhëtuar vetëm për fitore në Çeki.

“Normal që edhe ne i shohim shanset tona. I kemi mundur në shtëpi. E dimë që kjo është një finale dhe jemi ardhur këtu vetëm për fitore. Të realizojmë një ëndërr që e kemi jo vetme ne po e gjithë Kosovën. Do ta kemi shumë vështirë. Mendoj që jemi gati për këtë luftë, edhe për kundërshtarët kjo ndeshje është gjithçka por edhe për neve është njëjtë”, shtoi Berisha.

Berisha shtoi se tek Kosova nuk ka vend për presion, kjo është vetëm një endërr e cila sipas tiij duhet të realizuar.

“Kosova gjithmonë ka luftuar për gjithçka. Nuk kemi presion, këtë e shohim si ëndërr që duhet ta bëjmë realitet. Unë për veti kam fatin ta përfaqësoj shtetin tim, dhe nuk po mendojmë se çfarë po flasin tjerët. Këtu kemi arritur vetëm me punë, dhe me një motiv për të kënaqur të gjithë shqiptarët”, përfundoi Berisha.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress