Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 17.12.2018 07:28

​Benzema nuk do të ketë kurrë më vend në kombëtaren e Francës

Prishtinë | 11/10/2018 00:01

Sulmuesi i Real Madridit ka kohë që nuk është ftuar në ekipin e kampionëve të botës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, ia ka mbyllur përfundimisht dyert Karim Benzemas që të kthehet në kombëtaren tri kolore.

Benzema nuk është ftuar në kombëtare që nga viti 2015, kohë kjo kur ishte zbuluar se ai i kishte bërë shantazhe bashkëkombësit të tij Mathieu Valbuena, në lidhje me një videoincizim.

“Skandali Benzema-Valbuena ka pasur një tjetër episod javën e shkuar, por procesi nuk është mbyllur ende”, ka thënë Le Graet.

“Kanë kaluar tre apo katër vite, derisa ky rast është dashur të gjykohej më shpejt”.

“Nuk kam asgjë kundër Karim, pasi ai ka qenë gjithnjë i sjellshëm në grumbullimet me kombëtaren, por unë besoj se karriera e tij me “Les Bleus”,  ka marrë fund, sidomos për faktin që ai ka qenë jashtë forme tash e sa kohë”, ka theksuar numri një i federatës së Francës.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress