Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:02

​Benzema kthehet në kombëtaren e Francës?

Paris | 12/11/2019 12:13

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, mund të rikthehet te përfaqësuesja e Francës.

Benzema ndeshjen e fundit në fanellën e Francës e ka luajtur më 8 tetor 2015, kur edhe shënoi dy gola.

Trajneri Didier Deschamps, vendosi ta largojë lojtarin për shkak të disa problemeve të këtij të fundit.

Në Francë është bërë publike mundësia që francezi të rikthehet te Kombëtarja. Në një lloj debati, fansat janë pyetur se nëse Benzema është sulmuesi më i mirë francez këtë sezon.

73% pohuan këtë gjë, 24% e mohuan, ndërsa 3% u përgjigjën se nuk e dinë dhe nuk do të përgjigjen, transmeton KosovaPress.

Benzema nuk ka luajtur në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018 në të cilën kanë marrë pjesë disa sulmues të tjerë si Olivier Giroud, Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe, të cilët vazhdojnë të jenë në skuadër.

Nga ana tjetër Benzema me Realin vazhdon formën më të mirë dhe nëse rikthehet te Kombëtarja e Francës do të garojë me Giroud për një vend në skuadër.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress