Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 26.04.2018 11:12

​Befason Wenger, ja çfarë thotë për VAR

Londër | 16/04/2018 14:26

Arsenal është mposhtur 2-1 nga Newcastle me përmbysje dhe mbetet në vendin e gjashtë të Premier League nëse një sezon që do të konsiderohet krejtësisht i dështuar nëse nuk arrin të fitojë Europa League, ku do të ndeshet me Atletico Madrid në gjysmëfinale.

Pas disfatës në “St.James Park”, ku “topçinjve iu mohua një penallti pasi Lascalles preku me dorë topin e goditur nga Aubameyang, Arsene Wenger bëri apel për futjen e VAR (moviola në fushë) në Premier League.

“Fatkeqësisht Premier League nuk do të ketë VAR as në sezonin e ardhshëm dhe për mendimin tim ku është një vendim shumë i keq, jashtëzakonisht i keq, një fatkeqësi. Kampionati anglez është drejtuar gjithmonë nga mendje të ndritura që e kanë bërë kampionatin më të bukur në botë, por këtë herë kanë vendosur të qëndrojnë një hap prapa të tjerëve dhe nuk e kuptoj përse,” – tha francezi./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress