Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:23

​Beckham e dëshiron Modric në Miami

Prishtinë | 12/11/2019 15:36

Ylli i Real Madridit, Luka Modric është i kërkuar nga klubi amerikan Inter Miami.

Ky sezon pritet të jetë i fundit në “Santiago Bernabeu”, për fituesin e Topit të Artë.

Sipas mediave spanjolle kroati është i kërkuar nga presidenti i Inter Miamit, David Beckham, transmeton KosovaPress.

Modric në verën e ardhshme do t’i mbush 35 vjet dhe mungesa e tij vërehet sepse këtë sezon nuk ka luajtur shumicën e ndeshjeve në formacionin e parë.

Në vend të tij po luan mesfushori Federico Valverde, derisa “los blancos” gjithashtu kanë interesim për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Ky transferim mund të ndodhë në fund të sezonit, por për kroatin kanë interesim edhe dy klubet nga “San Siro”, Inter e Milan.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress