Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 03:51

​​Bayerni preferon transferimin e Sanes para Hudson-Odoi

Prishtinë | 11/07/2019 20:58

Bayern Munich preferon ta transferojë në ekip sulmuesin e Manchester City, Leroy Sane para sulmuesit të Chelseas, Callum Hudson-Odoi.

Trajneri i ri i Chelseas, Frank Lampard ka insistuar që Hudson-Odoi do të qëndrojë në “Stamford Bridge”, dhe Lampard do mundohet që ta bëjë lojtarin një yll botë.

Trajneri i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge po mundohet të transferojë në ekip dy lojtarë që mund t’i zëvendësojnë Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Zgjedhja e parë e tyre qëndron Sane për të cilin janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro, transmeton KosovaPress.

“Sane është kthyer nga pushimet dhe nuk ka dashur të bisedojë gjatë kohës kur është duke u trajnuar, ai dëshiron të mendoi për të ardhmen, ne duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodh, nuk është sekret që ne po kërkojmë një lojtar që luan anash në sulm”, deklaroi ai.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress