Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:16

​Bayerni nuk ndalet, e do me çdo kusht transferimin e Sane

Prishtinë | 20/05/2019 20:57

Bavarezët pritet të jenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

Pasi e përfunduan edhe një sezon si kampionë të Gjermanisë dhe luajnë në finalen e Kupës, te Bayerni kanë nisur ta ripërtërijnë ekipin. Largimi i Franck Ribery dhe Arjen Robben ka hapur rrugën për transferime të reja në skuadër.

Sipas gazetës Kicker, objektivi kryesor i bavarezëve është Leroy Sane i Manchester Cityt, i cili ka pasur një sezon jo të mirë në Angli, ku nuk është preferuar të luante në formacionin bazë nga Pep Guardiola.

Vetë Sane kërkon të kthehet përsëri në Gjermani dhe asnjë klub përpos Bayernit nuk do të mund të përmbushë kërkesat që ka Manchester City për ta lënë largimin e sulmuesit të krahut.

Nëse arrihet marrëveshja mes dy klubeve, atëherë Sane sezonin tjetër do ta bartë fanellën e Bayern Munichut.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress