Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:19

​Bayerni fiton Kupën e Gjermanisë

Prishtinë | 25/05/2019 22:09

Bayern Munichu ka arritur ta kthejë në “Allianz Arena” trofeun e Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti Leipzigun në finale me rezultat 3:0.

Bavarezët nuk e kishin fituar titullin e Kupës që nga sezoni 2015/16, mirëpo këtë sezon ata e arritën këtë sukses, duke triumfuar në DFB-Pokal për të 19-tën herë në histori.

Bayerni tani e ka thyer rekordin e vet për më së shumti tituj të DFB-Pokal në histori, pasi që i ka grumbulluar plot 19 tituj të kësaj gare, duke i lënë shumë prapa vetes klubet e tjera. Klubi i dytë më i suksesshëm në këtë garë është Werder Bremeni, me gjashtë trofe.

Ky sezon kishte nisur në mënyrë mjaft zhgënjyese për Bayernin, veçanërisht në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, kampioni gjerman u kthye fuqishëm në pjesën e fundit të sezonit dhe arriti ta mbyllë këtë vit me dy trofe.

Megjithatë, as këto dy trofe nuk pritet të jenë të mjaftueshme për Niko Kovacin që ta mbajë pozitën e trajnerit, pasi që Goal.com raportoi se çfarëdo rezultati në këtë ndeshje, kroati do të shkarkohet këtë verë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress