Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:04

​Bayern dhe Juventus luftojnë për yllin e Fiorentinës

Prishtinë | 23/04/2019 09:52

Federico Chiesa është objektivi numër një i Juventusit për të përforcuar sulmin në sezonin e ri.

Bardhezinjtë do ta rinisin mësymjen e radhës për të fituar Ligën e Kampionëve, në të cilën dështuan sërish kohët e fundit.

Fabio Paratici po punon për të siguruar shërbimet e yllit të Fiorentinës, i cili u shfaq si një protagonist i vërtetë në stadiumin “Allianz”, ndeshjen e fundit. “Zonja e Vjetër” po synon të përsërisë “operacionin Bernardeschi” të vitit 2017, me bindjen se kësaj here do të duhen më shumë miliona për ta rrëmbyer 25-vjeçarin nga klubi vjollcë.

Megjithatë, siç raportohet nga “Tuttosport”, Juventusi do të duhet të fitojë një rivalitet të rëndësishëm për këtë lojtar, atë të Bayern Munich. Bavarezët e kanë bërë tashmë një ofertë të parë zyrtare, duke u përpjekur të fitojë kohë.

Chiesa do të preferonte të qëndronte në Itali, ku Juventusi mbetet favoriti më i madh për blerjen e tij, duke shmangur kështu një lëvizje jashtë vendit, që për momentin nuk do t'iu përshtatej planeve të sulmuesit.

Lista e blerjeve të Juventusit, e miratuar nga Cristiano Ronaldo, nuk kufizohet vetëm te Chiesa. Emrat e tjerë në listën e merkatos së kampionëve të Italisë duket se janë Varane, Manolas, Ruben Dias, Marcelo, Darmian, Grimaldo, Isco, Zaniolo, Joao Felix.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress