Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 03:00

​Basketboll, publikohet lista e gjerë e Kosovës

Prishtinë | 12/07/2019 10:10

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën më 15 korrik nga ora 10:00 do ta ketë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë.

Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim. 

Kosova në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje. 

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.     

Lista e gjerë e Kosovës

Divine Miracle Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Arian Qallaku

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

ErjonKastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Lis Shoshi

Meriton Ismaili

Atik Koshi

Dardan Kapiti

Ujkan Karanezi

Samir Zekiqi

Ndeshjet në Grupin G:

3 gusht Luksemburgu - Kosova

7 gusht Kosova - Britania e Madhe

14 gusht Kosova - Luksemburgu

17 gusht Britania e Madhe - Kosova

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress