Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 02:01

​Bashkimi - Penza, derbi i javës së pestë

Prishtinë | 08/11/2019 13:39

Java e pestë në Superligën e Femrave do të sjellë ndeshje shumë interesante.

Bashkimi që është lider me katër fitore në po aq ndeshje, do të sfidohet nga Penza, që javën e kaluar pësoi humbjen e parë nga Mabetex Prishtina. 

Bashkimi-Penza zhvillohet të premten (sot) nga ora 19:00. 

Të shtunën, kampionia e Kosovës, Mabetex Prishtina do të ndeshet me Kastriotin. 

Prishtinaset janë favorite, ku në këtë edicion kanë tri fitore dhe një humbje, kurse vashat ferizajase kanë një fitore dhe tre humbje. 

Ndeshja e fundit do të zhvillohet të dielën ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. 

Skuadra mitrovicase ka një fitore dhe tre humbje, derisa ajo kuqezi ende nuk di për fitore në katër takimet e para.

Superliga e Femrave - Java 5 

E premte 19:00 Bashkimi – Penza 

E shtunë 13:30 Mabetex Prishtina – Kastrioti 

E diel 15:30 Trepça - Vëllaznimi


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress