Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.09.2019 08:36

​Bashkimi prezanton përforcimin e ri

Prishtinë | 11/09/2019 14:02

Ish kampioni i Kosovës, Bashkimi i Prizrenit është përforcuar edhe me një basketbollist.

Tashmë për këtë skuadër ka nënshkruar aloqendra, Terik Bridgeman.

“Terik Bridgeman është aloja e re te KB Bashkimi. Lojtari me prejardhje nga Amerika Terik Bridgeman i gjatë 198cm është përforcimi më i ri i klubit tonë. Në superligën e Georgisë përkatësisht në klubin Cactus Tiblisi luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 17/18 Bridgeman luajti me mesatare prej 12 pikë dhe 8 kërcime për ndeshje. Para saj ishte pjesë e William Paterson në NCAA ku kishte rreth 13 pikë për ndeshje”, thuhet në njoftimin e Bashkimit.


Ndryshe, Bashkimi gjatë ditës ka prezantuar edhe basketbollistin vendor, Musab Mala.

Ndërsa edhe Ilmen Bajra është prezantuar se shef i shtabit teknik në skuadër.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress