Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 08:00

​​Balotelli kthehet në Serie A?

Prishtinë | 03/01/2018 21:41

Sulmuesi italian mund të largohet nga Nice gjatë këtij afati kalimtar.

Mario Balotelli përsëri në Serie A. Këtë herë as tek Interi e as te Milani, por është skuadra e Napolit ajo që e kërkon sulmuesin.

‘Super’ Mario është kthyer në një lojtar tjetër te Nice në Ligue 1 dhe duke parë formën e mirë të tij dhe nevojën e madhe që Napoli ka për fazën e sulmit, drejtuesit e klubit janë duke menduar që ta sjellin atë në San Paolo, transmeton KosovaPress.

Napoli fillimisht e kërkon rikthimin e të huazuarit te Chievo, Roberto Inglese, por në rast të dështimit të transferimit të tij, do të kthehet tek Balotelli i cili me Nice ka realizuar 33 gola në 49 paraqitje, që nga transferimi i tij nga Liverpooli një vit më parë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress