Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.09.2018 11:33

​Balotelli ëndërron rikthimin në kombëtare

| 13/03/2018 13:47

Sulmuesi i Nice po kalon në formë të mirë këtë sezon.

Mario Balotelli i dërgon një mesazh trajnerit aktual të Italisë Luigi Di Biagio, për dy ndeshjet miqësore me Argjentinën dhe Anglinë.

Sulmuesi i Nices në kampionatin francez është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në ringritjen e të kaltërve pas eliminimit nga Suedia në play off-in e botërorit, transmeton KosovaPress.

“Unë e dashuroj kombëtaren dhe do të vija më vrap nëse më thërrasin”.

“Dy trajnerët që nuk më kanë grumbulluar janë Conte, i cili ka pasur të drejtë sepse nuk luaja, dhe Ventura, që ka pasur arsyet e tij, por që unë nuk i kam kuptuar”, ka thënë Super Mario.

27-vjeçarit i përfundon në verë kontrata me skuadrën franceze, por ende nga Seria A nuk janë shfaqur skuadra të gatshme për ta mirëpritur. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress