Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:47

​Atletico gati të bëjë çmenduri për Joao Felix

Prishtinë | 12/06/2019 15:47

Klubi spanjoll synon të përforcohet në afatin kalimtar veror.

Atletico Madridi ka nisur një revolucion brenda skuadrës, ku disa nga futbollistët kyç të ekipit në vitet e fundit, kanë vendosur të largohen.

Pas shitjeve, Diego Simeone ka nisur të mendojë për lojtarët që do t’i bashkohen skuadrës së tij.

Daily Mirror shkruan që Atletico është gati të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit, duke ofruar 118 milionë euro për super talentin e Benficas, Joao Felix.

19-vjeçari ka pasur një sezon fantastik me ekipin e Benficas dhe pas tij janë vënë shumë klube të mëdha evropiane, në mesin e të cilave edhe Manchester City e Manchester United.

Por oferta e Atleticos duket më bindëse dhe te Benfica për këtë shifër parash nuk do të mendohen dy herë për ta shitur futbollistin qysh në këtë verë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress