Richarlison de Andrade është një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës së Evertonit.
Braziliani nënshkroi verën që shkoi me ekipin e drejtuar nga Marco Silva, duke u transferuar nga Watfordi për 56 milionë euro.
21-vjecarit duket se i ka mjaftuar vetëm gjysma e sezonit për të shprehur gjithë talentin e tij dhe për të tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha të Evropës.
Të parët që kanë shprehur interes për brazilianin janë spanjollët e Atletico Madridit, me Diego Simeonen që e pëlqen shumë sulmuesin.
Richarlison pëlqehet edhe nga Chelsea, të cilët e shohin atë si një lojtar i cili mund të ketë të ardhme të ndritur në Stamford Bridge.
Megjithatë kushdo që ta blejë Richarlison duhet të paguajë të paktën 80 milionë euro.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018