Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 05:04

​Ashley Young vazhdon kontratën me Manchester United

Prishtinë | 11/02/2019 20:37

Klubi anglez vazhdon të konfirmojë marrëveshjet me lojtarët për rinovimin e kontratave.

Ashley Young shuan spekulimet për largim nga Manchester United.

Mbrojtësi i krahut i Djajve të Kuq nuk do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin nga Old Trafford edhe për një tjetër sezon deri në verën e vitit 2020.

Ashley Young është pjesë e Manchester United që nga viti 2011 kur u transferua nga Aston Villa.

Me fanellën e United, Ashley Young i cili fillimisht aktivizohej si sulmues krahu, por trajneri Louis Van Gaal vendosi në mbrojtje numëron 227 paraqitje dhe 17 gola të realizuar.

Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe më tutje me Manchester United.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress