Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:30

​Arsenali synonte gjermanin, në rast të largimit të Mustafit

| 13/09/2017 19:34

Mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes ishte në bisedime me klubin anglez Arsenal, para se t’i bashkohet Juventusit, njoftoi agjenti i tij.

Howedes u largua nga Schalke drejtë Italisë me një marrëveshje njëvjeçare, pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri i ri, Domenico Tedesco.

Para se të transferohej në Juventus, për te ishin të interesuar edhe Roma, Arsenali dhe Leicester City.

Agjenti i tij, Volker Struth tha për “Sport Bild”, se Arsenal dëshironte ta merrte gjermanin, në rast se mbrojtësi Shkodran Mustafi do të shkonte te Interi, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress