Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:28

​Arsenali në kërkim të ndonjë blerësi për Mustafin

Prishtinë | 13/08/2019 16:13

Arsenali është duke u munduar me patjetër ta shesë mbrojtësin, Shkodran Mustafi.

Mediat angleze thonë se Mustafi mund të largohet si huazim nga klubi i topçinjve.

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery i ka treguar Mustafit se nuk ka te ardhme në “Emirates” dhe duhet të gjejë ndonjë klub tjetër, transmeton KosovaPress.

27-vjeçari kushtoj 35 milionë kur u transferua në Arsenal, mirëpo vlera e tij është ulur tanimë në 15 milionë euro.

Për të janë të interesuar skuadra si AC Milan, Lazio dhe Sampdoria, por është i kërkuar edhe nga dy gjigantët turk Fenerbahçe dhe Galatasaray në formë të huazimit me mundësi blerje.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress