Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.01.2018 09:19

​Arsenali e Chelsea ndajnë pikët në super-derbin londinez

| 03/01/2018 22:41

Belerini e ka shpëtuar Arsenalin nga humbja kundër Chelsea, e cila u mbyll baras 2-2, sonte në ‘Emiratës’, në kuadër të javës së 22-të të Premier Leagues.

Ballafaqimi mes dy skuadrave më të mëdha londinez, ka dhënë një super-ndeshje me plot rastet dhe katër gola të shënuara, transmeton KosovaPress.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan nga të dy skuadrat. Ndërkaq, drama e vërtetë e kësaj sfidë të madhe u zhvillua në fraksionin e dytë.

Fillimisht lojën e zhbllokoi Jack Wilshere (63’) kaloi në epërsi Arsenalin, mirëpo, katër minuta më vonë Chelsea barazoi shifrat përmes Eden Hazard, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Por, Chelsea nuk u ndal vetëm më barazim, pasi që Alonso (84’), realizoi golin e dytë për skuadrën e Antonio Contes, i cili ishte më shpejtë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili bashkë me Granit Xhakën, ishin titullar në këtë ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 46 pikëve dhe zë vendin e tretë, kurse, Arsenali renditet e gjashta me 39 pikë të grumbulluara. /KosovaPres/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress