Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 12.11.2019 05:36

​Arsenali bënë ofertë për Meunier

Prishtinë | 18/06/2019 16:36

Unai Emery dëshiron të punojë përsëri me mbrojtësin belg.

Arsenali këmbëngul për blerjen e Thomas Meunier.

“Topçinjtë” kërkojnë të përforcojnë krahun e djathtë të mbrojtjes dhe 27-vjeçari, i cili nuk konsiderohet i pashitshëm nga Paris Saint Germain, duket përforcimi ideal për këtë pozitë nga Unai Emery.

Trajneri 47-vjeçar e pëlqen shumë belgun me të cilin ka punuar te PSG dhe për këtë arsye insiston që ta marrë në Emirates.

Arsenali është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro, por PSG kërkon 30, prandaj klubet do të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress