Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.04.2017 10:13

​Arrihet marrëveshja, Schneiderlin te Everton

| 11/01/2017 15:16

Manchester United ka pranuar ofertën e Evertonit për mesfushorin francez.

Morgan Schneiderlin shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës së Everton, pasi që Manchester United ka pranuar ofertën prej 24 milionë funtesh për lojtarin.

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye të United, Schneiderlin kishte humbur vendin në formacion dhe largimi i tij nga Old Trafford dukej i pashmangshëm.

Evertoni do t’i paguajë fillimisht 22 milionë euro Unitedit dhe më pas edhe dy milionë tjera si bonuse, me francezin që në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet si futbollist i ‘Toffees’.

Schneiderlin është transferuar te United në vitin 2015 për 25 milionë funte nga Southamptoni dhe ka regjistruar 47 paraqitje me këtë klub, ndërsa në këtë sezon nuk ka startuar në asnjërën nga ndeshjet e Premier Ligës.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress