Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:49

​Arnold Gjergjaj gati për të sfiduar kroatin

| 05/12/2015 15:57

Boksieri ynë i njohur, Arnold Gjergjaj i njohur me nofkën ‘The Kobra’ sonte rikthehet në ring.

Gjergjaj do të kryqëzojë dorëzat me kroatin Marino Goles, aktualisht boksieri më i mirë kroat në peshën e rëndë.

Ky duel që pritet të prodhojë boks kualitativ do të zhvillohet në Umweltarena, në Spreitenbach të Zvicrës dhe do të jetë tetë runde.

Boksieri ynë duket se është në top-formë për këtë meç mjaft të fortë dhe të rëndësishëm. 31 vjeçari zhvillon duelin e parë pas mbrojtjes së titullit evropian në qershor ndaj rusit Denis Bachtow.

Gjergjaj deri më tash ka një bilanc 100përqind, pra ka të zhvilluara 28 ndeshje pa asnjë humbje, ndërsa 20 ndeshje i ka përfunduar para kohe.

Sipas webfaqes boxrec.com, boksieri shqiptar renditet i 29-të në ranglistën botërore, ndërsa Goles gjendet i 150-ti. Dueli Gjergjaj-Goles pritet të nis në orën 20:30. 

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress