Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:33

​Arnold: Duhet të kemi kujdes nga Insigne

Prishtinë | 17/09/2019 14:35

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka thënë se duhet të kenë kujdes nga kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne.

Ishte Insigne që shënoi në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave, transmeton KosovaPress.

Anglezi tha se italiani është lojtar i mirë dhe e ka krahasuar me yllin e Realit, Eden Hazard.

“Është lojtar i mirë. Të këtij mendimi janë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët. Është lojtar i shpejtë, fortë njësoi si Eden Hazard. Të luajmë kundër tij është test i vështirë, por këto ndeshje janë të pritshme në Ligën e Kampionëve. Napoli ka disa lojtarë të mirë dhe duhet të jemi gati.”, deklaroi ai.

Napoli dhe Liverpool do të ndeshen sot në orën 21:00.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress