Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:35

​Ardian Ismajli tregon pse la Kosovën dhe zgjodhi Shqipërinë

Prishtinë | 08/11/2018 22:37

Ish-kapiteni i grupmoshave U-21 të Kosovës, ka marrë ftesë nga Christian Panucci për dy ndeshjet e radhës.

Ardian Ismajli ka zgjedhur të luajë për kombëtaren e Shqipërisë para asaj të Kosovës, ndonëse deri më tani luante për U-21 të vendlindjes së tij.

“Menjëherë pas telefonatës së Panuccit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”, ka deklaruar ai.

“Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar”.

“Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21… Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi”. “Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Ligën e Kombeve”, ka theksuar Ismajli./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress