Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 09:49

​Arda i thyen hundën këngëtarit të njohur turk, pas një përleshje në diskotekë

| 11/10/2018 11:44

Futbollisti turk e ka futur veten në probleme.

Arda Turan i shton vetes telashet. Ish-futbollisti i Atletico Madridit dhe Barcelonës, aktualisht pjesë e Istanbul Basaksehir, në Super Ligën e Turqisë, ka qenë temë diskutimi në Turqi.

Sipas mediave në këtë vend, Arda ka qenë duke u argëtuar në një klub nate, kur është bërë pjesë e një zënke.

Informacionet e publikuara, tregojnë që lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër, e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për t’i kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada. “Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë futbollisti.

31-vjeçari ka reaguar në profilin e tij në Instagram, për të sqaruar ngjarjen, ku dhe ka mohuar një pjesë të fakteve.

Ai tregon se nuk ka shkuar në spital me armë, dhe pranon se ka pasur një konflikt me Berkay, por thekson se motivi nuk ka qenë bashkëshortja e këngëtarit.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress