Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.04.2019 09:05

​Arbeloa: Mezi pres që Messi të pensionohet

Prishtinë | 12/02/2019 21:27

Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka befasuar me deklaratën e tij rreth Lionel Messit.

Shumë tifozë të futbollit e kanë të vështirë ta mendojnë ditën kur Lionel Messi t’i jap lamtumirën futbollit.

Por ka edhe të atillë që mezi presin që një gjë e tillë të ndodhë. Një ndër ta është edhe ish-futbollisti i Real Madridit, Alvaro Arbeloa i cili ka deklaruar se është duke i numëruar ditët deri në pensionimin e argjentinasit, pasi ai nuk e shijon fare lojën e tij.

“Kam respekt për Barcelonën, pasi janë një ekip i madh me një lojtar fantastik si Lionel Messi”, ka thënë Arbeloa për gazetën Marca.

“Ai është shumë i mirë edhe pse unë asnjëherë nuk e kam shijuar teksa e kam parë të luajë dhe asnjë herë nuk do të më pëlqejë ai”.

“Shpresoj të pensionohet sa më shpejtë dhe jam duke i numëruar ditët”, ka theksuar ai.

Një deklaratë shumë e çuditshme kjo e ish-lojtarit të Realit, por deri diku mund të arsyetohet pasi ai ka vuajtur shumë në fushë sa herë që është vënë përballë njërit prej më të mëdhenjve të futbollit, siç është Messi.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress