Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:10

​Ansu Fati vendos rekord të ri për Barcelonën në Champions League

Prishtinë | 18/09/2019 09:45

Ansu Fati është bërë lojtari më i ri në moshë në historinë e Barcelonës që luan në Ligën e Kampionëve.

Ernesto Valverde vendosi ta zgjedhë sulmuesin adoleshent në formacionin fillestar të Barçës kundër Dortmundit në ndeshjen e parë në sezonin e ri në Champions.

Në moshën 16 vjeç e 351 ditë, Fati u bë lojtar imë i ri që luan për Barcelonën në këtë kompeticion.

Deri tani, ky rekord mbahej nga Bojan Krkic, i cili luajti kundër Lyonit në 2007-ën në moshën 17 vjeç e 22 ditë.

Ndërkohë, rekordi i përgjithshëm për lojtarin më të ri në moshën në Ligën e Kampionëve e mban Celestine Babayaro, i cili luajti për Anderlecht në moshën 16 vjeç, 2 muaj e 25 ditë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress