Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:36

​Anglezët, viktima e preferuar e Messit

| 15/03/2019 13:57

Ylli argjentinas ka shënuar më së shumti gola përballë skuadrave angleze.

Në shortin e sotëm të Ligës së Kampionëve, është përcaktuar që Barcelona të ndeshet me Manchester United.

Ajo që bie në sy janë paraqitjet e Lionel Messit në përballjet me skuadrat angleze, që mbeten viktima e preferuar të argjentinasit.

Ndaj ekipeve të Premier Ligës, Messi ka realizuar gjithsejtë 22 gola.

Arsenali është ekipi që ka pranuar më shumë gola nga argjentinasi, plot nëntë.

Kurse ndaj Manchester United ai ka realizuar dy gola në dy finale të ndryshme, më 2008 dhe 2011.

Golat e Messit ndaj skuadrave angleze:

Arsenal (9)

Manchester City (6)

Chelsea (3)

Manchester United (2)

Tottenham (2)

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress