Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 14.11.2019 01:38

​Ambasada amerikane uron Kosovën

Prishtinë | 11/09/2019 09:56

Kosova mbrëmë ka pësuar humbje 5:3 në ndeshjen ndaj Anglisë.

Ndërsa sot nuk ka munguar as urimi i ambasadës amerikane të Kosovës rreth kësaj ndeshje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada amerikane ka shkruar se Kosova është duke e dëshmuar veten se është gati për ligat e mëdha.

“Urime ekipit kombëtar të Kosovës për paraqitjen e mirë kundër Anglisë. Në sport, ashtu si në shuma fusha, Kosova është duke e dëshmuar veten se është gati për ligat e mëdha. Mezi po e presim rimeçin në shtëpi”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga ambasada amerikane.

Kujtojmë që Kosova nisi furishëm ndeshjen duke shënuar me Valon Berishën, mirëpo Anglia u rikthye furishëm dhe në fund shënoi fitore./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress