Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 23.06.2017 07:23

​Alves tregon çka i ka thënë Neymarit pas ndeshjes

| 20/04/2017 23:45

Dani Alves është rikthyer në Camp Nou por si kundërshtar i Barcelonës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka arritur që me Juventusin ta eliminojë ish-skuadrën e tij.

Alves ka pranuar që e ka pasur të vështirë të luajë ndaj Barçës dhe ka treguar se çka i ka thënë Neymarit me të përfunduar takimi, derisa bashkëkombësi i tij ka shpërthyer në lot, transmeton KosovaPress.

“I kam thënë atij që e tillë është jeta, ne duhej të përballeshim mes vete”, ka shpjeguar Alves.

“Nuk do të doja që të isha i përfshirë në këtë, pasi deri më tani kemi ndarë momentet e bukura dhe të hidhura së bashku, por këtë herë ishim të ndarë dhe kjo e bëri më të vështirë”.

“Ne duhet të fokusohemi në punën tonë dhe me klubet të cilat luajmë, por ndjenjat është e vështirë që t’i kontrollojmë”, ka përfunduar braziliani.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress