Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 20.10.2019 10:22

​Allegri tregon kushtin për t’iu bashkuar Manchester Unitedit

Prishtinë | 09/10/2019 23:06

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri i ka thënë Manchester Unitedit se do të pranojë të bëhet trajner, vetëm nëse i ofrohet puna në javët e ardhshme.

Allegri për momentin është pa ndonjë klub pasi u largua nga “Zonja e Vjetër”, në fund të sezonit, transmeton KosovaPress.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer nuk është në formë të mirë me “Djajtë e Kuq” dhe ndeshja e radhës ndaj Liverpool pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Sipas mediave angleze, tekniku italian dëshiron që të jetë trajner i United brenda disa javësh, pasi dëshiron që të ketë kohë për t’i përmirësuar gjërat.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress