Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 04:09

​Allegri: Napoli ende ka shanse të mëdha për ta fituar Scudetton

| 13/03/2018 17:06

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se Napoli ende ka shanse të mëdha në garën për titull të kampionit në Seria A.

“Zonja e Vjetër” kryeson tabelën me një pikë më shumë së napolitanët. Allegri thotë se Napoli mbetet kandidat për Scudetto, transmeton KosovaPress.

“Napoli mbetet në garën për Scudetto. Ata kanë vetëm një pikë më pak së ne”, tha Allegri.

“Ata ende kanë shanse të mëdha për ta fituar Scudetton”.

“Ne kemi edhe shumë ndeshje të vështira. Ne tani duhet te mendojmë për Atalantën, një skuadër që angazhohet fizikisht shumë”, theksoi italiani. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress