Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:46

​Alban Dragusha emërohet ndihmës trajner i Dritës

Prishtinë | 12/07/2019 11:26

​Alban Dragusha është emëruar si ndihmës trajner i FC Dritës.

Drita përpos lojtarëve që ka transferuar në ekip, këtë verë ka filluar të mendojë edhe për stafin teknik, transmeton KosovaPress.

Alban Dragusha ka punuar si trajner te ekipi i KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, ndërsa më herët ka pasur një karrierë të suksesshme si lojtar duke luajtur në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi.

Dragusha më herët ka veshur edhe fanellën e FC Dritës.

Zyrtarizimin e tij e ka pranuar vet ekipi i Dritës përmes një postimi në Facebook. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress