Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​“Aguero, talent i egër”

Prishtinë | 22/10/2019 13:49

Ish-ylli i Manchester Cityt, Michael Brown beson që sulmuesi Sergio Aguero, është talent i egër.

Aguero është transferuar në City në vitin 2011 për 35 milionë euro, ndërsa sot është golashënuesi më i mirë në histori të gjigantit anglez.

Brown ka thënë se nën urdhrat e Guardioles, argjentinasi është bërë akoma më i mirë, transmeton KosovaPress.

“Është i egër. Ka ndryshuar ashtu siç dëshironte Guardiola. Mund ta shohësh se në pozicione është më i mirë. Kur ka ndonjë shans, gjen hapësirën për të shënuar gol. Është brilant, është lojtar special”, deklaroi ai.

Gjithashtu shumë njerëz mendojnë se Aguero mund ta thyej rekordin e Alan Shearer, i cili ka më së shumti gola të shënuar në histori të kampionatit anglez. Brown mendon se kjo gjë mund të ndodh, por do ta këtë të vështirë.

“Ka mundësi. Nuk ka shumë sulmues më të mirë se Aguero. Alan Shearer ishte ndryshe, por golat flasin për të”, përfundoi ai.

Aguero ka shënuar 172 gola në Premier Ligë, duke u renditur i gjashti golashënues me më së shumti gola në Premier Ligë.

Argjentinasit i nevojiten vetëm tri gola për ta kaluar Thierry Henryn dhe pesë për ta kaluar Frank Lampard, ndërsa Shearer ka të shënuar 260 gola.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress